Ndihem si i rilindur

Narconon Balkan

Ndihem si i rilindur pas perfindimit te Programit Narconon. Perpara se te vija ketu mendoja se do isha i varur nga droga gjithe jeten time. Doja me cdo kusht te ndaloja se perdoruri droge por nuk dija si. Kisha frike te flija sepse metamfetamina me jepte shume dridhje ne trup. Ne mengjes nuk mund te beja asgje para injeksionit. Shoqerohesha me njerez te shemtuar e te shpifur. Isha nen trajtim gjithe naten, vidhja gjera neper dyqane, mamaja ime kishte turp nga une, nuk donte qe ta shihnin me mua, deri ne piken qe filloi te perdore diazepam.

E shihja kur qante dhe i vetmi shpetim qe shihja per te ishte qe une te vrisja veten. Te gjitha parate e mia i harxhoja neper kazino dhe per heroine i kerkoja mamase para. Deri sa ndalova se shkuari ne shtepi kur mamaja ishte aty, shkoja vetem kur ajo ishte ne pune sa per te bere nje dush te shpejte. Deri sa nje dite me gjeti ne shtepi dhe me tha qe kishte gjetur nje qender rehabilitimi ne Maqedoni.

Narconon Balkan

Ne ate moment nuk eshte se doja te ndryshoja gje ne jeten time por erdha ne Maqedoni vetem per ta bere ate te lumtur. Fillimi nuk ishte aspak i thjeshte. Nuk mund te flisja, skisha uri, nuk flija dot, asgje! Isha si nje zombi. Gjate saunes energjia mu rikthye por akoma kisha momente ku isha i nervozuar dhe doja me cdo kusht te shkoja ne shtepi pasi kisha akoma deshire te madhe per te marre droge. Gjithashtu nuk doja te komunikoja me studentet e tjere.

Kur fillova me objektivat ndjeva brenda meje ndryshimet me te medhaja e me te rendesishme. Ato me bene nje njeri shume te lumtur, fillova te kujdesem per trupin tim dhe te gjitha frikat u larguan. Aty fillova te besoj ne kete program, qe mund te japi me te vertete rezultate.

V.D.—Student at Narconon Balkan

АВТОРОТ

Narconon Balkan

НАРКОНОН БАЛКАН

ЕДУКАЦИЈА И РЕХАБИЛИТАЦИЈА ОД ДРОГА

Добијте помош сега
ЈАВЕТЕ СЕ НА