Tashmë e vlerësoj suportin familjarë edhe dëshiroj t’ua shpërblej në të ardhmen

Përderisa po shkruaj gjithë veprimet e dëmshme kundrejtë familjes, kam pasur disa realizime (kuptime) te fuqishme.

E kam kuptuar se isha bërë gënjeshtar I madh. Nuk e kisha vrejtur asnjëherë se sa shumë po e gënjeja familjen, dhe sa e kisha distancuar veten nga ta dhe realiteti I tyre. E kam kuptuar se gjithashtu e kisha humbur totalisht sensin e vlerës se parave gjate kohës kur isha përdorues I kokaines. Ngase kokaina normalisht është e shtrenjtë, dhe më duheshin para që ta blija, fillova t’I gënjej dhe manipuloj antarët e familjes vetëm për të marrë para nga ta.

Nuk kisha qënë I vetëdijshem se sa I lige isha bërë në raport me ta, edhe pse une isha I afërt me ta dhe I ndihmoja në gjëra tjera, tash e di se gënjeshtrat dhe manipulimet I zhbëjne gjërat e mira.

Fotografia nga (www.pexels.com)

Kisha humbur edhe sensin e pronës! Edhe pse ata janë familja ime, secili nga ne punon për të ardhurat e tij, por që une në mënyrë të pamëshirëshme shpenzoja të ardhurat e tyre vetëm për ta ushqyer varshmërine time në kokaine. Sepse këtë ma kishte shkaktuar mua kokaina ne raportet me familjen! Më kishte shëndrruar në gënjeshtar dhe manipulues!

Por, ngase kam kuptuar keto gjëra, jam edhe më I lumtur që kam ardhur në qëndrën e Narconon-it, sepse tash si person I larguar nga droga, kur të mbaroj me programin, do punoj shumë shumë, në mënyre që ti zhbëj këto gjëra, dhe tu a rikthej paratë familjes.

Edhe pse ata ndoshta edhe nuk do I pranojnë, ngase për ta është e rëndësishme vetëm që unë të jem mirë, unë do të insistoj që të ua rikthej paratë, sepse do jetë ndjenjë shlirimi për mua, do nihem më I qetë në raport me ta.

Kuptimet që pata sot, më shtyrën edhe më larg nga drogat. Me të vërtetë ndihem I lumtur!

Y.H.—Studenti i Narconon Balkan


(Për të ruajtuar privatësinë, kjo foto nuk tregon një stident aktual ose të diplomuar)

АВТОРОТ

Narconon Balkan

НАРКОНОН БАЛКАН

ЕДУКАЦИЈА И РЕХАБИЛИТАЦИЈА ОД ДРОГА

Добијте помош сега
ЈАВЕТЕ СЕ НА